Helicobacter pylori (H. pylori) është një bakter që infekton stomakun dhe është një nga shkaqet më të zakonshme të gastritit dhe ulcerës së stomakut. Infeksioni mund të qëndrojë për një kohë të gjatë pa shkaktuar simptoma.
Kur shfaqen shqetësime, ato mund të përfshijnë:
Dhimbje ose djegie në pjesën e sipërme të barkut
Fryrje dhe ndjesi ngopjeje
Të përziera
Gromësira të shpeshta
Humbje të oreksit
Në disa raste, ulçerë dhe gjakderdhje në stomak
H. pylori mund të përhapet përmes kontaktit me pështymën, të vjellat ose jashtëqitjen e një personi të infektuar, veçanërisht kur mungojnë kushtet e mira të higjienës.
Diagnoza mund të bëhet përmes testit të frymëmarrjes, analizës së jashtëqitjes ose, në raste të caktuara, përmes endoskopisë. Trajtimi zakonisht përfshin një kombinim të antibiotikëve dhe barnave që ulin aciditetin e stomakut, sipas skemës së përcaktuar nga mjeku.
Nëse infeksioni konfirmohet, është e rëndësishme të ndiqet trajtimi deri në fund dhe, sipas këshillës së mjekut, të bëhet një test kontrolli për të verifikuar nëse bakteri është eliminuar./04 Online/















































