Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima femër kosovare (këmbësore) pasi e njëjta gjersa ishte duke lëvizuar në këmbë, është goditur nga një veturë në lëvizje.
Pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 17:30 në fshatin Korishë të Prizrenit.
Nga policia kanë bërë të ditur se rasti është nën hetime.
“Fshati Korishë, Prizren 15.05.2022-17:30 Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima femër kosovare ( këmbësore) pasi e njëjta gjersa ishte duke lëvizur në këmbë, është goditur nga një veturë në lëvizje e cila pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.