Gjykata refuzon kërkesën për paraburgim ndaj djalit që dyshohet se e rrahu për vdekje babain

0
162

Gjykata Themelore në Ferizaj ka refuzuar kërkesën për masën e paraburgimit prej 30 ditësh Shpend Kokollarit, personit i cili u përshi në rrahje fizike me babain e tij në Shtime, ku ky i fundit nuk arriti t’iu mbijetojë më pas plagëve duke e humbur jetën në QKUK.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj personit të pandehur, kishte parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” me pasojë vdekjen sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit në këtë rast i është caktuar vetëm masa e arrestit shtëpiak.

“Ju njoftoj se Gjykata Themelore ne Ferizaj, ka refuzuar kërkesën e paraburgimit të parashtruar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe ndaj të njëjtit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak”, kanë thënë nga Prokuroria për Sinjalin.

Si pasojë e rrahjes mes dy anëtarëve të familjes, djalit dhe babait, ky i fundit nuk kishte arritur të mbijetojë, ku pas trajtimit për disa javë, ai vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sinjali mësoi se personi i cili humbi jetën ishte Dema Kokollari, me djalin e tij, që dyshohej se ishte i përfshirë në këtë rast, me ç’rast ishte ndaluar në Polici.

Sinjali gjithashtu mësoi se i dyshuari që u ndalua lidhur me rastin ishte Shpend Kokollari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here