Gashi i reagon Ramës: Kompetent për propozimin e statutit të Asociacionit është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër

0
175

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar ndaj kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, i cili sot njoftoi se ka dorëzuar një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë te kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanul Macron, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gashi ka thënë se kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës.

“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, shkroi Gashi.

Leave a Reply