Ditët dhe mbrëmjet e verës janë një kohë shumë e bukur për të festuar momente të rëndësishme. Elementi i detit, natyrës së gjallë, veshjeve verore plotë ngjyra etj, i bëjnë ditët e ngrohta të paharrueshme.
Artikujt mbi modën nuk kanë munguar asnjëherë në Living, ndaj nuk mund të mungojë edhe për fustanet e stampuara që janë kaq shumë të dëshiruara. Ndaj kemi përzgjedhur për ju 6 fustane të stampuara, shumë të freskëta dhe padyshim super ‘cool’.
1. Fustan i shkurtër, material pambuku me pala.
2. Fustan mëndafshi me rripa
3. Fustan i gjatë me printe shumëngjyrëshe dhe kurriz të hapur
4. Fustan me gjatësi deri tek gjuri, me prerje katrore dhe dizenjo frutash
5. Fustan mini me rripa dhe printe lulesh
6. Fustan me prerje të thjeshtë, deri mbi kaviljen dhe me printe lulesh shumëngjyrëshe.