Fluks i ulët në pikat kufitare, pritjet deri në 10 minuta

0
42

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës është i qetë mëngjesin e sotëm, pa kolona të regjistruara për automjetet dhe kamionët.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 07:31, pritjet në shumicën e vendkalimeve kufitare janë nga tri deri në pesë minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Pritjet më të gjata janë në Vërmicë, ku në dalje qytetarët po presin nga pesë deri në dhjetë minuta, ndërsa në hyrje nga tri deri në pesë minuta.

Në Bërnjak, Dheun e Bardhë, Glloboqicë, Han të Elezit, Jarinje, Kullë, Merdarë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë të Morinës, Qafë të Prushit dhe Stançiq pritjet janë nga tri deri në pesë minuta.

Edhe për kamionët pritjet janë nga tri deri në pesë minuta, ndërsa nuk janë raportuar kolona në asnjërën pikë kufitare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here