Felipe Melo “çartet” pas ndeshjes: Këta lojtarë s’kanë as qëndrim në fushë

0
83

Ish-mbrojtësi i Brazilit, Felipe Melo, ka postuar një video, duke kritikuar lojën e “Seleçaos” gjatë derbit të Amerikës së Jugut ndaj Argjentinës.

Argjentina fitoi duelin ndaj Brazilit me rezultatin 4-1, në një ndeshje që ishte e mbushur me spektakël.

Pas fishkëllimës së fundit, Felipe Melo, ish-mesfushori brazilian me 22 paraqitje dhe dy gola, shpërtheu në rrjetet sociale.

https://twitter.com/liberta___depre/status/1904708579254284308

Ai kritikoi lojtarët brazilianë dhe tha se Neymar edhe me një këmbë është më i mirë se e gjithë skuadra braziliane.

“Këta lojtarë janë shumë të mirë për të pasur një qëndrim kaq të keq. Nëse dikush thotë se nuk kemi nevojë për Neymarin, do ta bllokojë menjëherë. Neymar, edhe me një këmbë, është ende numri 10 i vërtetë i Brazilit dhe luan më mirë se skuadra aktuale e Brazilit!” , ishte reagimi i Felipe Melos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here