Endrick mund të largohet sërish nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk po gjen hapësirën e dëshiruar në skuadër.
Sulmuesi brazilian po shqyrton mundësinë e një huazimi deri në fund të sezonit, ndërsa Milani mbetet një nga klubet më të interesuara për shërbimet e tij.
Për Endrickun interesim kanë shfaqur gjithashtu Roma dhe Aston Villa, me këtë të fundit që raportohet se aktualisht ka avancuar në garën për brazilianin.
Real Madridi nuk dëshiron ta humbasë përfundimisht lojtarin, ndaj një huazim në janar shihet si skenari më i mundshëm nëse minutat e tij në Madrid vazhdojnë të jenë të kufizuara./04 Online/















































