Dy ushtarë shqiptarë lëndohen, pas konfrontimit me tre rusë në Uzinën e Gramshit

0
374

Dy ushtarë shqiptarë të cilët ishin caktuar me detyrë për ruajtjen e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pasi janë përplasur fizikisht me 3 shtetas rusë, të dyshuar si agjentë.

Ushtarët shqiptarë kanë pikasur lëvizje të dyshimta tek 3 persona të cilët kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinë në Gramsh, dhe janë afruar për t’i larguar.

Në momentin që janë afruar ka patur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe tre rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur sprej dhe ka lënë të lënduar ushtarët shqiptarë.

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi, bëri me dije për gazetarin e Abc, Aldo Kozarja, se tre rusët janë arrestuar dhe po hetohen nga antiterrori.

Atyre u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës./ABCNews

Leave a Reply