Dy studentë nga Kosova shkëlqyen në garën ndërkombëtare në Projektin virtuEU

0
32

Studentët nga Kosova vazhdojnë të tregojnë një performancë të shkëlqyer në garat ndërkombëtare, dhe dy të rinj nga Kolegji IBCM (kolegj publik) në Mitrovicë kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në garën ndërkombëtare të projektit virtuEU, e mbajtur më 7 janar 2025.

Artan Meniqi, student i Kolegjit IBCM, i mentoruar nga Prof. Asst. Dr. Vjosë Latifi, ka ndjekur pesë cikle të sesioneve virtuale dhe e cila u zhvillua në grupe ndërkombëtare. Nga 24 grupe në total, studenti Meniqi, së bashku me katër studentë të tjerë ndërkombëtarë, ka arritur të renditet në vendin e dytë, duke i mundësuar atij të marrë pjesë në eventin e madh që do të mbahet në Bruksel në fund të muajit maj.

Gjithashtu, Elsa Tahiri, studente e po këtij kolegji hyri në top 5 të kësaj gare ndërkombëtare. Studentja Elsa, pra është shpallur finaliste, duke fituar njohjen e përpjekjeve dhe talentit të saj në këtë program.

Projekti VirtuEU (Virtual Exchange of Active Citizens) është një program unik i këmbimit virtual që lidh mbi 2,500 studentë nga vendet e Bashkimit Europian dhe ato të Ballkanit Perëndimor, duke promovuar qytetarinë aktive dhe angazhimin qytetar përmes punës ekipore ndërkulturore.

Ky është një hap tjetër i rëndësishëm për të promovuar talentin e të rinjve kosovarë në arenën ndërkombëtare dhe për të nxitur frymën e bashkëpunimit dhe angazhimit qytetar mes brezave të rinj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here