Deputetja Duda Balje ka thënë se është pro Projektligjit për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti, në prag të diskutimit për këtë pikë në Kuvend.
“Të nderuar, unë jam PËR trustin sepse e kuptoj!”, ka shkruar Balje në një postim në Facebook.
Në Kuvendin e Kosovës pas pak pritet të hidhet në votim projektligji për Trustin.
Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.
Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.
Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.
Një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.