Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës ka parandaluar gjashtë raste të tentim kontrabandës.
Sipas njoftimit, fillimisht në Mitrovicë, njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në bashkëpunim me Policinën e Kosovës kanë arritur të identifikojne dhe ndalojnë një automjet transpotues i cili ishte duke transportuar 1500 litra Vaj Ushqimor të kontrabanduar nga Serbia përmes rrugëve ilegale.
“Në regjionin e Prizrenit gjatë kontrollës se një ngarkese është vërtetuar se malli badema nuk ka dokumentacion mbi prejardhjen e mallit, sasia e tyre ishe rreth 680 kg. Derisa në regjionin e Mitrovicës, janë regjistruar tri raste të kontrabandimit të mallrave ku janë parandaluar futja e mallrave si në vijim: Rasti 3: 450 litra Pije Jooalkoolike , rasti 4: 2000 copë mikro kabllo telefona, rasti 5: 10,800 copë vezë të freskëta. Derisa në rastin e fundit dogana ka arritur të parandaloj një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Serbia, 70 pako çokollata”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Sasia e përgjithshme e mallrave të konfiskura kalon 6000 mijë kilogram. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse.