Disa mënyra për trajtimin e infeksioneve urinare në shtëpi

0
118

Ndërkohë që infeksionet urinare mund të jenë të shpeshta, ato mund të shkaktojnë dhimbje dhe ka disa mënyra që të trajtohen në shtëpi derisa të mund të shkoni te mjeku përkatës.

Times Of India ka shkruar se aplikimi i kompresave të ngrohta mund të ndihmojë në uljen e simptomave të pengesave që krijohen nga infeksioni. Të nxehtit mundëson relaksim të muskujve dhe ndihmon në relaksimin e kanaleve, duke krijuar mundësi për kalim më të lehtë të urinës.

Lëngu i boronicës së kuqe është i pari që rekomandohet kur bëhet fjalë për infeksionet e traktit urinar. Ky lëng përmban antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në eliminimin e baktereve që krijohen në trakt, të cilat bllokojnë rrjedhën normale të urinës. Lëngu i boronicës së kuqe pa sheqer të shtuar është shumë efektiv për trajtimin e këtij problemi.

Në mënyrë të ngjashme vepron edhe lëngu i majdanozit. Majdanozi përmban antiiflamatorë dhe ndihmon në largimin e infeksioneve të traktit urinar. Rekomandohet që majdanozi të zihet për disa minuta dhe lëngu i përfituar të lihet të ftohet e pastaj të konsumohet në sasi të mëdha, në mënyrë që të shpëlajë traktin nga infeksoni.

Vitamina c mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve në traktin urinar, e cila funksionon duke e bërë urinën më acidike, gjë që ulë rritjen e baktereve. Konsumimi i ushqimit që përmban vitaminë C, ndihmon trupin të luftojë kundër shumë infeksioneve.

Soda bikarbonat ndihmon kundër ndjenjës së djegësisë së traktit urinar duke neutralizuar acidet në urinë. Balancimi i nivelit të komponimit pH në urinë bëhet duke konsumuar një gotë ujë me një lugë çaji sodë bikarbonati.

Uthulla e mollës mund të ndihmojë në ndalimin e zhvillimit të baktereve që shkaktojnë infeksione në traktin urinar. Preferohet që një herë në ditë, një lugë çaji uthull molle të përzihet në një gotë me ujë, në mënyrë që të mbrohet fshikëza urinare.

Probiotikët janë gjithashtu efektiv kundër infeksioneve urinare si dhe problemeve me zorrët.

Probiotikët që quhen lactobacillus mund të ndihmojnë në shmangien e infeksioneve të traktit urinar duke krijuar ambient acidik në fshikëz të urinës, gjë që parandalon rritjen e baktereve patogjenike.

Konsumimi i sasisë së bollshme të ujit brenda ditës, ushqimi i shëndetshëm dhe higjiena, luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here