Diaspora me zemër të madhe, mbi 3 miliardë euro i sjellë në Kosovë, 600 milionë vetëm Zvicra

0
173

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, për gazetën zvicerane në shqip LeCanton27.ch i ka dhënë një bilancë hyrjeve financiare nga diaspora shqiptare në Kosovë.

Sipas Guvernatorit kosovar mbi 3 miliardë euro diaspora shqiptare nga Zvicra dhe vendet e BE-së sollën në Kosovë gjatë vitit të kaluar.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës: Diaspora shqiptare në Zvicër dhe vendet e BE-së jo vetëm ambasador të vendit tonë, por edhe investitorë të perspektives sonë.

Duke folur për diasporën kosovare në Zvicër guvernatori kosovar në vazhdim ka pohuar se «Në total të hyrat nga Zvicra (janar-shtator) janë 570.7 milionë, përfshirë këtu shpenzimet e udhëtimeve 267.8 milionë, remitencat 171.4 milionë dhe Investimet e huaja direkte 132.5 milionë»

Jo vetëm Kosova, por edhe Serbia përfiton nga diaspora kosovare.
Mbi 100 milionë euro për çdo vit mërgimtarët shqiptare mbushin arkën e Serbisë.

Leave a Reply