Danezët ndajnë drejtësinë në ndeshjen Ballkani-Slavia Pragë

0
349

Ballkani të enjten mbrëma luan njërën ndër sfidat më të vështira të këtij sezoni në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës në ‘Fadil Vokrri’ sfidon Slavia Pragë, në kuadër të rrethit të pestë në fazën e grupeve të kësaj ligë evropiane.

UEFA tashmë ka deleguar gjyqtarët për ndeshjen Ballkani-Slavia.

Treshja e gjyqtarëve danezë do të ndajnë drejtësinë e kësaj sfide vendimtare për fatin e grupit për dy ekipet.

Morten Krogh do të jetë gjyqtar kryesor në këtë ndeshje, derisa Wollenberg Rasmussen dhe Jesper Dahl do të jenë ndihmësit e tij. Mikkel Redder do të jetë gjyqtar i katërt në kryeqytet.

Ballkani aktualisht është e fundit në grup më katër pikë, aq sa ka edhe Slavia, kurse, lideri i grupit është Cluji me shtatë pikë të tubuara.

Ndeshja Ballkani-Slavia nis në orën 21:00.RTKlive.

Leave a Reply