“Cagliari ndeshja më e rëndësishme për sezonin”, Allegri: Chiesa ka ende për të mësuar!

0
134

Juventus zbret në fushë mbrëmjen e së premtes teksa luan në transfertë përballë Cagliarit.

Tekniku i bardhezinjve, Massimiliano Allegri theksoi se për skuadrën e tij, kjo sfidë është një nga më të rëndësishmet e sezonit pasi e sheh si vendimtare për të siguruar kualifikimin në Champions League. Nga ana tjetër, sa i takon polemikave të Chiesës për zëvendësimet e shpeshta, Allegri shtoi se sulmuesi ka ende për të mësuar.

“Ndaj Cagliarit është një ndeshje shumë e rëndësishme pasi në këtë pikë të sezonit, fitoret vlejnë dyfish. Ata janë të fortë në fushën e tyre dhe shënojnë shumë në 15 minutat e fundit, sidomos me zëvendësuesit.

Polemikat e Chiesës? Ashtu ishte momenti, ka pasur episode edhe më të rënda se aq. Federico ka pasur probleme pas dëmtimit, por unë jam i lumtur me atë që ai po bën. Ka ende për të mësuar dhe të kuptojë më shumë veten. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ashtu si edhe Vlahovic.

Objektivi jonë ishte që në mars apo në prill të ishim në garë përobjektivat tanë, dhe ashtu është. Jemi në Kupën e Italisë dhe afër kualifikimit në Champions, tani vjen pjesa më e bukur e sezonit, luajmë për gjithçka në këto 60 ditë. Të mendojmë vetëm për këtë sezon, më pas shoqëria do të na thotë se çfarë mendon për të ardhmen”, u shpreh Allegri./SS

Leave a Reply