Burri kapet me breshkën në pantallona gjatë kontrollit në aeroport

0
49

Një amerikan është kapur me një breshkë të gjallë të fshehur në pantallonat e tij derisa po tentonte të kalonte kalimet e sigurisë në një aeroport në New Jersey. 

Breshka u zbulua pasi alarmi i skanerit të trupit u ndez në Aeroportin “Newark Liberty”. Më pas, një zyrtar e kontrolloi dhe vërejti se kishte diçka të fshehur në pantallonat të tij, raportoi AP. 

Kur u pyet, burri e nxori breshkën nga pantallonat, e cila ishte rreth 12 centimetra e gjatë dhe e mbështjellë me një peshqir të vogël blu. Ai tha se ishte kafshë shtëpiake.

Burri përfundoi duke humbur fluturimin, e breshka u konfiskua dhe nuk është e qartë nëse breshka ishte kafsha shtëpiake e burrit ose pse ai po e mbante atë në pantallona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here