Kandidati për deputet nga PDK, Artan Behrami, ka theksuar fuqinë e angazhimit të qytetarëve në fushatën e kësaj partie, duke e quajtur entuziazmin dhe optimizmin e tyre si një forcë të fuqishme.
Ai bëri thirrje që gjithë kjo mbështetje të shndërrohet në një fitore për PDK-në, duke përfshirë Bedri Hamzën, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Bashkim Smakajn, të gjithë ata që janë mbajtur padrejtësisht në Hagë.
Postimi i plotë:
Të dashtun, sheshi sonte ishte shumë i vogël për të mbajtur krejt shpresën, optimizmin, pozitivitetin, entuziazmin e qytetarëve të Kosovës. Ne këtë fushatë, secili nga ne e kemi dhënë maksimumin. Nesër, këtë shpresë, këtë optimizëm, këtë pozitivitet, këtë entuziazëm duhet ta shndërrojmë në votë-në fitore!
Fitore për PDK-në, fitore për Bedri Hamzën, fitore për Hashim Thaçin, fitore për Kadri Veselin, fitore për Jakup Krasniqin, fitore për Rexhep Selimin, fitore për Bashkim Smakajn, fitore për të gjithë që mbahen padrejtësisht në Hagë!
Fitore për Kosovën!
Edhe? Dihet, a?!
#PDK 131