Baldedaj: Në ditën e dëshmorëve Reshat Çoçaj e Muharrem Samahodaj, zyrtarët komunalë as që u bënë të gjallë!

0
559

Dje është shënuar 24 vjetori i rënies të Dëshmorëve të Kombit, Reshat Çoçaj dhe Muharrem Samahodaj.

Ish zyrtari komunal, Ilir Baldedaj, e ka kritikuar pushtetin lokal duke thënë se në ditën e dëshmorëve Reshat Çoçaj e Muharrem Samahodaj, zyrtarët komunalë as që u bënë të gjallë.

“Tashmë është bërë traditë, që pushtetarët kur të kenë nevojë për familjet e dëshmorëve vrapojnë pas tyre se gjoja ata do të jenë në shërbim të gjakut të dëshmorëve, që u flijuan për liri. Por, sapo vijnë në pushtet ata harrojnë se duhet mbajtur premtimet e tyre. Harrojnë se dëshmorët, duhen nderohen edhe ku i kanë përvjetorët e rënies, sepse ata kanë rënë për lirinë e vendit, kanë dhënë jetën që ne të jetojmë të lirë”, thuhet në mes tjerash në reagimin e Baldedajt.

“Shënim me shkas
Në ditën e dëshmorëve Reshat Çoçaj e Muharrem Samahodaj, zyrtarët komunalë as që u bënë të gjallë!
Tashmë është bërë traditë, që pushtetarët kur të kenë nevojë për familjet e dëshmorëve vrapojnë pas tyre se gjoja ata do të jenë në shërbim të gjakut të dëshmorëve, që u flijuan për liri. Por, sapo vijnë në pushtet ata harrojnë se duhet mbajtur premtimet e tyre. Harrojnë se dëshmorët, duhen nderohen edhe ku i kanë përvjetorët e rënies, sepse ata kanë rënë për lirinë e vendit, kanë dhënë jetën që ne të jetojmë të lirë. Por a vlen kjo edhe për Talentin, i cili gjen kohë që të shkojë në raste tera edhe ku nuk duhet, e nuk gjen kohë për t’i nderuar dëshmorët. Kështu ndodhi edhe sot, në ditën e dëshmorëve Reshat Çoçaj e Muharrem Samahodaj, që të mos jetë fare as kush nga Komuna e Prizrenit.
Familjet e dëshmorët, do t’ua falin këto mungesa, sikur pushtetarët të mos i përmendin për konsumin e tyre politik. Por, pavarësisht prej kësaj kryetari i Komunës është kryetar edhe për familjet e dëshmorëve dhe shkuarja në familjet e tyre, do ta nderon sakrificën e dëshmorëve, por do ta nderon e vetin e funksionin, që ka e kur ai nuk shkon kjo është një paturpësi
.
Paturpësia nuk ka emër tjetër pos paturpësi e të gjithë atyre pushtetarëve që thirren në emër të gjakut të dëshmorëve e i injorojnë familjet e tyre, duke mos i vizituar as në ditët më domethënëse për ta, sepse për familjet e dëshmorëve, rënia e bijve të tyre është ditëlindje për atdheun, që po e drejtojnë horrat, që mos mbetshin pa u turpëruar që na turpëruan për secilën ditë!”, thuhet në reagimin e Baldedajt./04 Online

Leave a Reply