“Ata po rishkruajnë historinë”, Emina Cunmulaj reagon për shembjen e Teatrit: Lufta kundër kulturës nuk ka mbaruar…(FOTO)

0
452

Modelja e mirënjohur shqiptare Eminca Cunmulaj, është gjithmonë kritike për padrejtësitë që ndodhin në Shqipëri. Sikurse shumë personazhe të tjerë  edhe Emina ka reaguar për shembjen  e Teatrit  Kombëtar që u shemb dy ditë më parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Cunmulaj ka thënë se  gjithçka po ndodh në Shqipëri po bëhet për të rishkruar historinë, dhe për të zhdukur këtë histori tonën të Shqipërisë, duke hequr qafe të gjitha gjurmët fizike të historisë.

Postimi i Eminës ne Instastory.

“Ata po rishkruajnë historinë në këtë moment. Një nga mënyrat për të hequr qafe historinë është duke hequr të gjitha gjurmët fizike të historisë dhe t’i bëjë ata të besojnë se asgjë nuk ka ndodhur , atje nuk ka pasur kurrë asgjë. Kanë zhdukur identitetin e qyteteve dhe kujtesën e njerëzve. Kjo luftë kundër kulturës nuk ka mbaruar. Si mund ta frenojmë rrugën e saj dhe të shpëtojmë rrënjët, dhe të ruajmë historinë  se kush jemi ne.”- ka shkruar Emina.

Dy ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat. Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një korodon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here