Policia e Kosovës ka iniciuar rast të ngacmimit në Prizren si dhe ka arrestuar një person të shtunën.
Sipas raportit 24-orësh, i arrestuari i gjinisë mashkullore dyshohet se e ka ngacmuar një grua.
Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.