Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren gjatë ditës kishte shpallur në kërkim gjashtë anëtarë të familjes Likaj nga fshati Krajk i Prizrenit për plagosjen në fshatin Gjonaj. Javën e kaluar Sinjali ka publikuar ekskluzivisht emrat e të dyshuarve, të cilët ndodhen në arrati që nga 22 maji.
Pak orë pas shpalljes për kërkimin e të dyshuarve, Policia ka arrestuar Abedin Zenel LIKAJ, zbulon Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë, të dyshuarit po kërkohen për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Lëndim i rëndë trupor“, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe” Pjesëmarrje në rrahje.
Në kërkim vazhdojnë të jenë:
Hajdin Zenel LIKAJ 13.05.1971, fshati Krajk, komuna e Prizrenit
Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968, fshati Krajk, komuna e Prizrenit
Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, fshati Krajk, komuna e Prizrenit
Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995, fshati Krajk, komuna e Prizrenit
Hajdar Abedin LIKAJ 22.07.1981, fshati Krajk, komuna e Prizrenit.
Ndryshe, kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër rrezikon të dënohet.
Kujtojmë se vëllezërit Shaqir e Hajdin Likaj janë akuzuar për vrasjen e vëllait të tyre, Kujtim Likaj, në vitin 2015.
Ata akuzoheshin se më 31 gusht 2015, me dashje direkte dhe me paramendim ndërmarrin veprime me përdorim të armëve të zjarrit, duke e privuar nga jeta vëllain e tyre. Incidentit tragjik i kishte paraprirë një mosmarrëveshje e mëhershme si dhe konflikti verbal në ditën kritike lidhur me kalimin e automjeteve të dasmorëve nëpër rrugën e tyre të përbashkët./Gazeta Sinjali/
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.