Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekë me datën 04. 04. 2024 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin: Q.K (viti i lindjes 1984), mashkull kosovar shqiptar).
Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast vjedhje e rëndë e ndodhur me datën 29. 03. 2024, në fshatin Sopij të Suharekës, ku i dyshuari kishte vjedhur një laptopi dhe tre telefona mobil. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar qe i dyshuari të ndalohet për 48orë.Rasti po hetohet nga njësiti i hetime te stacionit policor në Suharekë, thuhet në komunikatën e DRP-së në Prizren.