Arrestohet një person në Suharekë, kishte vjedhur një llaptop dhe tre telefona  

0
205

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekë me datën 04. 04. 2024 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj   të dyshuarin: Q.K (viti i lindjes 1984), mashkull kosovar shqiptar).

Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast vjedhje e rëndë e ndodhur me datën 29. 03. 2024, në fshatin Sopij të  Suharekës, ku i dyshuari kishte vjedhur një laptopi dhe tre telefona mobil. I njëjti është  intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar qe i dyshuari të ndalohet për 48orë.Rasti po hetohet nga njësiti i hetime te stacionit policor në Suharekë, thuhet në komunikatën e DRP-së në Prizren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here