Apeli kthen në rivendosje vendimin e Themelores për konfirmimin e aktakuzës ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve 

0
271

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rivendosje vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit kjo e fundit kishte konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në rastin e ‘Kobës’.

Të akuzuar për rastin janë Dibran Hoxhaj, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku e Jesmir Badalli.

“Me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të pandehurve D.H, dhe R.S, aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special në Prishtinë Ps.nr.23/2024 i datës 29.04.2024 ANULOHET dhe çështja i kthehet të njëjtës gjykatës në rigjykim e vendosje”, thuhet në vendimin e Apelit.

Në anën tjetër, Prokuroria e Apelit kishte propozuar përmes parashtresës që ankesat e mbrojtjes të refuzohen si të pabazuar dhe aktvendimi i ankimuar të vërtetohet.

Sipas Apelit, vendimi i Themelores përmes të cilit është konfirmuar aktakuza ndaj Hoxhajt dhe të tjerëve, është kundërthënës me brendinë e tij dhe me arsyetimin në tërësi, si dhe me shkresat e lëndës, raporton Betimi për Drejtësi.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here