Antidroga zbarkon në një fshat të Prizrenit, sekuestrohen drogë e armë ilegale

0
371

Njësia e Antidrogës ka kryer dje aksion në fshatin Bogoshefc të Prizrenit, që rezultoi me sekuestrim të drogës, si dhe prangosjen e personave të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, Policia ka arritur që pas kontrolleve të kryera të gjejë një sasi të narkotikëve, e po ashtu edhe armë ilegale.

Provat e gjetura gjatë bastisjeve janë sekuestruar në cilësi të provave, ndërsa personat e dyshuar janë shoqëruar në Polici.

Ndaj tyre pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here