Ankthi në adoleshencë, shkak nënat dhe shkollat

0
714
Foto: Ilustrim

Ankthi është një sëmundje mendore që është përhapur shumë edhe tek moshat e adoleshencës. Për gazetën “Shëndet+” psikopediatri Selami Derja shprehet se nënat që duan të kontrollojnë fëmijët e tyre në çdo veprim, janë burim kryesor i krijimit të ankthit. Sipas tij, edhe shkollat vitet e fundit janë kthyer në një burim ankthi tek fëmijët. Deraj shton se nëse ankthi nuk kurohet ashtu siç duhet, mund të rrezikojë që fëmijët të kalojnë edhe në depresion.

Doktor, çfarë janë çrregullimet mendore tek fëmijët?

Paraprakisht këtu ne jemi në një qendër komunitare dhe në këtë qendrer ne trajtojmë problemet e fëmijëve dhe të adoleshentëve. Në shërbimin tonë ka shumë patologji që ndeshen që në moshë të vogël fëminore, siç janë problemet e zhvillimit psikomotor ku një apo dy sektorë nuk zhvillohen mirë dhe ne ndërtojmë programe të veçanta për t’i ndihmuar. Këto programe bëhen në banesë dhe në qendrat komunitare. Në qendrën tonë punohet në ekip multidisiplinor. Secili prej nesh e ka të përcaktuar detyrën e tij me ligj.

Si ndahen problemet psikiatrike te fëmijët?

Problemi i parë që ne ndeshemi janë probleme psikomotore dhe mbi bazën e këtyre  problemeve hartohet puna jonë. Problemi i dytë që ne hasim janë problemet e zhvillimit intelektual. Këto ndahen në dy forma. E para janë vonesa e intelektualit që vijnë si mungesë e stimujve ose të përkujdesjes së pakët për arsye të ndryshme familjare. Këto trajtohen më lehtë. E dyta janë problemet e prapambetjes së zhvillimit intelektual të cilat janë të fituara ose të lindura. Kuptohet që të lindura janë problemet gjenetike, ndërsa të fituara janë probleme që vijnë si rezultat i temperaturave që ndikojnë në tru.

adoleshent 1

Cila është patologjia më e përhapur ose më shqetësuese ditët e sotme?

Ditën e sotme ne po ndeshemi me një turbullim të rëndë që është çrregullimi prevaziv i zhvillimit ose siç njihet ndryshe autizmi. Autizmi është bërë shumë problematik, sepse në këtë patologji dëmtohen disa fusha në tërësi të funksionit të organizmit. Fëmijët mund të kenë probleme verbale ose të komunikimit të keq, kanë paaftësi shoqërore ose nuk shikojnë sy me sy. Këta fëmijë kanë veçoritë e tyre. Prandaj duan ndjekje të rregullt gjatë një viti, bëhet ndërhyrja dhe mbështetja psikologjike, bëhet vlerësimi terapeutik, si dhe shërbimi social në banesë. Mbi bazë të këtyre procedurave hartohet një program ndihmës.

Probleme të tjera tek adoleshentët?

Ka probleme të tjera që ndryshojnë nga njëra-tjetra. Kanë dalë në pah problemet e ankthit nëpër shkolla. Ato fillojnë nga ankthi i thjeshtë, çrregullime fobike dhe deri tek çrregullime më të rënda siç është obsesivo-kompersiviteti. Këtu fëmija është i mbushur me obsesione (mendime dhe ide të gabuara) që edhe pse i kupton, nuk u shkëputet dot. Në të njëjtën kohë ai bën veprime kompulsive (mbrojtëse), lan duart, mbyll dritaret. Me këto veprime ai mundohet të ulë ankthin por në këtë mënyrë ankthi sa vjen dhe shtohet. Po nuk u mjekua fëmija mund të arrijë deri në depresion.

Leave a Reply