Anis Mehmeti bëhet pjesë e klubit të njohur në Championshipit

0
232

Hap i madh në karrierë për futbollistit shqiptar, Anis Mehmeti, i cili i bashkohet një skuadre të Championshipit anglez. Ish-futbollisti i Shpresës së Shqipërisë do ta vijojë karrierën e tij te Bristol City. Marrëveshja është zyrtarizuar nga klubi i ri i 22-vjeçarit.

Mehmeti ka zhvilluar një edicion fantastik në nivelin e tretë të futbollit anglez, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar të Wycombe. 22-vjeçari ka luajtur 27 ndeshje, ndërsa është shënuesi më i mirë në skuadër me 9 gola, teksa ka shërbyer dhe 3 asiste.

Ëycombe (Ligue one) pritet që të përfitojë 1 milion euro, aq sa llogaritet dhe vlera e mesfushorit me tipare sulmuese. Mehmeti është aktivizuar dhe me skuadrën e 21-vjeçarëve të Shqipërisë e me hapin e ri në karrierë, mund të shtojë shanset e tij për të marrë ftesë nga trajneri Sylvinho, aq më tepër që për ndeshjen me Poloninë nuk do të jetë i gatshëm Armando Broja.

Bristol City aktualisht ndodhet në vendin e 17-të të Championship e shpreson që me golat e Mehmetit të ngjitet sa më shumë në renditje, për të synuar pse jo dhe zonën e play-off.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here