Algjeriani gjendet i gjallë pas 26 vjetësh, fqinji e mbajti në bodrum

0
223

Një person është gjetur i gjallë në bodrumin e fqinjit pasi ishte zhdukur para 26 vjetësh, shkruan BBC.

Omar bin Omran ishte zhdukur nga Djelfa në Algjeri, gjatë luftës civile në vitet ’90, kur ai ishte adoleshent.

Tani 45-vjeçar, bin Omran është gjetur i gjallë vetëm 200 metra larg shtëpisë ku është rritur.

Zyrtarët kanë konfirmuar se kanë arrestuar një 61-vjeçar si të dyshuar për burgosjen e tij.

Familja e tij frikësohej se ishte në mesin e 200 mijë të vrarëve ose 20 mijë të kidnapuarve.

Omran ka thënë se i kishte parë disa herë anëtarët e familjes nga bodrumi ku po qëndronte, por e kishte të pamundur t’i thërriste për shkak të “magjisë që i kishte bërë fqinji i tij”.

Nëna i ka vdekur në vitin 2013.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here