Guardiola tregon pendimin e tij më të madh gjatë kohës te Manchester City

0
59

Pep Guardiola do t’i jap fund të dielën kohës së tij te Manchester City.

Kështu spanjolli largohet pas 10 vitesh si trajner, duke u shndërruar në një nga trajnerët më të mirë që ka pasur Premierliga angleze

Gjatë kësaj kohe ai kishte pasur edhe momente pendese, me largimin e Joe Hart ndër to.

“Ka një keqardhje që e kam thellë brenda vetes për shumë vite, që nuk i dhashë një shans Joe Hartit të ishte me mua për të provuar veten se sa portier i mirë ishte. Mund të kisha thënë: Në rregull, Joe, le ta përpiqemi ta bëjmë së bashku. Nëse nuk funksionon, në rregull, do ta ndryshojmë’. Por ndodhi. Më duhet të marr vendime dhe ndonjëherë nuk jam mjaftueshëm i drejtë. Ndoshta me kalimin e kohës dhe duke mësuar… por pendohem që nga ajo kohë”, u shpreh Guardiola.

Spanjolli, gjatë kohës te City fitoi 20 trofe përfshirë dhe “Tripletën”, në vitin 2023./IO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here