Adnan Januzaj është një nga lojtarët që do të jetë i lirë pas dy ditësh, pasi futbollisti belg ka vendosur të largohet nga Real Sociedadi, pasi nuk ka arritur marrëveshje me bardheblutë për rinovimin e kontratës. Janë të shumta skuadrat që kërkojnë shërbimet e 26-vjeçarit, mes tyre edhe Napoli.
Ekipi italian, i drejtuar nga trajneri Luciano Spalletti, mësohet se ka pasur kontaktet e para me përfaqësuesit e futbollistit shqiptar, që përfaqëson Belgjikën në rang kombëtaresh. Synimi i Januzajt është të provojë fatin në Serinë A dhe ai po e vlerëson propozimin e napolitanëve. Në vitet e para të karrierës së profesionit luajti në Angli, më pas në La liga.
Që kur iu bashkua Sociedadit në verën e vitit 2017 nga Manchester United, Adnan Januzaj ka shfaqur ulje-ngritje për sa i përket paraqitjes në fushë, diçka që me sa duket nuk e shqetëson aspak Luciano Spallettin. Trajneri italian mendon se mund t’i marrë më të mirën mesfushorit./SS