AAK-ja në Prizren zgjedh kryesinë e re

0
492

Dega e AAK-së në Prizren ka njoftuar se ka formuar kryesinë e re, e cila përbëhet prej 31 anëtarëve.

Nezir Xhoxhaj është zgjedhur në pozitën e nënrkyetarit të parë, teksa Liridon Sallauka është zgjedhur në pozitën e sekretarit të përgjithshëm, shkruan 04 Online.

“Dega e AAK-së në Prizren formon kryesinë e re
Të mërkurën, më 1.06.2022, kryetari i sapozgjedhur i AAK-së, dega në Prizren, z. Besnik Krasniqi, para Këshillit Drejtues të partisë paraqiti kryesinë e re të përbërë nga 31 anëtarë.
Kryesia e re u miratua me votat e të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues, pa asnjë kundër dhe asnjë votë abstenim.
Në kuadër të kryesisë së re në pozitat udhëheqëse u zgjodhën:
Besnik Krasniqi – Kryetar
Nezir Xhoxhaj – nënkryetar i parë
Bajram Kastrati – nënkryetar
Agim Muçaj – nënkryetar
Mirsad Sinanaj – nënkryetar
Dren Kastrati – nënkryetar
Armend Memçaj – nënkryetar
Liridon Sallauka – sekretar i përgjithshëm
Edmond Hoxha – sekretar ekzekutiv
Sejdi Bellanica – sekretar organizativ dhe sekretar për komunikim me media
Të dielën, më 5.06.2022, në Prishtinë do të mbahet edhe Kuvendi zgjedhor qendror, ku do të zgjidhet kryetari AAK-së”, thuhet në njoftimin e AAK-së./04 Online

Leave a Reply