Dy gola spektakolarë sjellin fitoren e parë, Kosova tregon forcën në Qipro

0
329

Start perfekt për Kosovën në Grupin 2 të Ligës C në Nations League. Dardanët e Alain Giresse triumfuan 0-2 në “AEK Arena”, Larnaca, falë dy golave në pjesën e dytë.

Kosova pati dëshirë në fraksionin e parë, por edhe shumë pasiguri. Valon Berisha dhe Edon Zhegrova kërcënuan vendasit, teksa në 45 minutat e dyta kishte vetëm një ekip në fushë.

Sulmuesit e Kosovës u vunë në garë se kush humb më shumë raste. Mundësi të mira patën Vedat Muriqi, Milot Rashica, Blendi Idrizi dhe Edon Zhegrova, teksa golin e gjeti Valon Berisha (65’) me një gjuajtje shumë të bukur pas asistit të Muriqit.

Më pas Edon Zhegrova “shoë”. Lojtari i Lille ishte i papërmbajtshëm në krahun e djathtë, teksa 12 minuta përpara fundit realizoi një gol për kornizë./SS

Leave a Reply