A mund të parandalohen komplikacionet e faringitit?

0
209

Faringiti është një proces inflamator (infeksion )që prek faringun.

Shkaqet e shfaqjes së faringitit janë disa por me të shpeshtët janë infeksionet virale dhe sidomos gripi, infeksionet bakteriale si stafilokoku, streptokoku apo pnemokoku, temperaturat e mjedisit, ndotja e ambientit, lagështia,etj. Ndonjëherë shkaktarët kërkohen dhe në deviacionet e kockës së hundës, gjë që bën që pacienti të marr frymë me gojë dhe jo me hundë, gjë që ndikon në shfaqjen e faringitit.

Si shfaqet faringiti?
Faringiti shfaqet me dy forma kryesore atë akute (të menjëhershme) dhe me atë kronike (të përhershme). Forma kronike shfaqet kur faringiti akut nuk trajtohet në kohë dhe në mënyrën e duhur.

Çfarë simptomash ankon pacienti?
Në përgjithësi simptomat e para shfaqen me një ndjesi bezdisjeje në fyt, vështirësi në gëlltitje dhe skuqje lokale e mukozës. Pacienti ankohet se ka dhimbje dhe skuqje e fytit, temperaturë, ngjirje zëri, kollë dhe ndonjëherë zmadhim të bajameve. Ndonjëherë mund të shfaqet dhe dhimbje veshi.

Si shfaqet faringiti kronik?
Në disa raste faringiti akut vazhdon të ekzistojë për një kohë të gjatë me qetësim dhe acarim të shenjave të tij si të kollës, ngjirjes së zërit, dhimbjes së fytit, vështirësisë në frymëmarrje apo fishkëllimës. Shkak për këtë bëhen mjekimi jo i mirë si rasteve akute, kontakti i vazhdueshëm me faktorët shpërthyes viralë, mikrobialë

Cilat mosha preken më tepër?
Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes prekin çdo moshë por më tepër fëmijët e vegjël dhe të moshuarit. Kjo ndodh sepse të dy këto grup mosha kanë rezistencë të ulët imunitare, gjë që i bën të jenë më të ndjeshme ndaj lëkundjeve të temperaturave të mjedisit.

Çfarë komplikacionesh mund të shfaqen?
Përveç kronicizimit të sëmundjes, një trajtim jo i duhur dhe në kohë i faringiteve, çon deri në shfaqjen e trakeiteve, bronkopneumonive etj.

Ç’mund të bëhet për ta parandaluar faringitin?
Parandalimi është kompleks. Ai përfshin kujdes në ruajtjen e një ambienti me lagështi të përshtatshme, në veshje dhe ndaj korrekteve të ajrit. Por ashtu rekomandohet një ushqim i pasur me vitamina dhe kripëra, që shërbejnë si “barrierë” ndaj sëmundjeve virale tipike të stinë dhe në forcimin e sistemit imunitar.

Si mjekohet faringiti?
Si për çdo sëmundje duhet të dimë që duhet të shmangim vetëmjekimin apo mjekimin nga familjarët ose duke u drejtuar në farmaci. Kjo mund të vlejë vetëm në rastet fare të lehta ose kur nuk kemi mundësi, sepse gjendja mund të përfundoj keq ose të kronicizohet. Mjekimi i faringitit bëhet në bazë të gjendjes së të sëmurit dhe nga ecuria e sëmundjes. Kështu në format e lehta këshillohen të ngrohtat, avuj të ndryshëm, gargaret me kripë, karamelet e mentolit dhe antibiotikë për trajtimin e infeksionit.

Shkaqet
– infeksione virale
– infeksione bakteriale
– ndryshimet klimaterike
– pluhurat
– deviacione të kockës së hundës

Trajtimi

Çfarë mund të përdoret:
-karamele mentoli për fytin
-gargare me ujë të ngrohtë
-ruajtje e lagështirës së ajrit
-ajrosje e ambientit ku qëndron i sëmuri
-pini sa më shumë lëngje
-nëse keni dhimbje fyti, përdorni ushqime të lëngshme dhe të pasura me vitamina
-shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit
-konsultohuni me mjekun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here