70 aksidente vetëm në 24 orët e fundit, policia dënon mbi 1,800 shoferë

0
147
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për gjobat që i ka shqiptuar, aksidentet dhe ndalimin e personave që kanë shkelur ligjin.

Në raportin 24 orësh Policia ka njoftuar se brenda kësaj periudhe kohore në vendin tonë kanë ndodhur 70 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 24 aksidente trafiku ishin me të lënduar, dhe 46 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, policia ka shqiptuar edhe gjoba për pjesëmarrësit në komunikacion që nuk i kanë respektuar rregullat.

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar hiç më pak se 1 mijë e 865 gjoba.

Policia ka dhënë detaje edhe për personat e arrestuar. Persona të arrestuar kanë qenë 33, ku 19 persona janë dërguar në mbajtje dhe 9 të tjerë në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply