I kërkuari për mashtrim në Suharekë, bie në prangat e Policisë Kufitare

0
239
Foto: Ilustrim

I kërkuari nga Policia e Kosovës që dyshohet për veprën penale të mashtrimit, është prangosur gjatë ditës së djeshme, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Bëhet fjalë për P.L., 53-vjeçar, i cili po kërkohej nga Policia Rajonale e Prizrenit, pasi ndaj të njëjtit po zhvilloheshin hetime për një rast të mashtrimit.

Gjatë verifikimit pas ndalimit në kufi, rezultoi se i njëjti ishte shpallur person në kërkim, me ç’rast njësite policore intervenuan menjëherë duke e arrestuar.

Rasti i mashtrimit raportohet të ketë ndodhur më 2 korrik të vitit 2021 rreth orës 13:00 në Suharekë.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Suharekë 02.07.2021 – 13:00. Më 02.06.2022 është arrestuar në PKK Dheu i Bardhë një i dyshuar kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Leave a Reply