55 aksidente trafiku brenda 24 ore, policia shqipton mbi 1.500 tiketa

0
286
Foto: Ilustrim

Dita e mërkurë si çdo ditë tjetër po konsiderohet të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, ku janë raportuar raste të ndryshme nga qytetarët.

Në raportin 24 orësh nga policia dërguar mediave bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve në trafik, shkruan SO.

Gjatë ditës së mërkurë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 55 aksidente trafiku.

Sipas raportit të policisë figuron se 14 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 41 të tjera me dëme materiale.

Poashtu, gjatë 24 orëve të kaluara Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.562 tiketa trafiku për kundërvajtje.

Leave a Reply