Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se dje ka nis periudha për regjistrimin dhe evidentimin e votuesve me nevoja të veçanta për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor 2026.
Sipas KQZ-së, ky proces u mundëson qytetarëve që për shkak të gjendjes fizike, shëndetësore apo rrethanave të tjera nuk mund të dalin në vendvotim, të votojnë përmes ekipeve mobile që do të angazhohen në çdo komunë të vendit.
Për regjistrim është funksionalizuar platforma elektronike: vpnv.kqz-ks.org, ndërsa qytetarët mund të aplikojnë edhe fizikisht në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.
KQZ ka bërë të ditur se regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta do të zgjasë deri më 31 maj, ndërsa evidentimi i votuesve me lëvizje të kufizuar në institucione deri më 1 qershor.
Në këtë kategori përfshihen personat e hospitalizuar, të moshuarit në shtëpi përkujdesjeje, personat në institucione të shëndetit mendor, të burgosurit, të paraburgosurit dhe qytetarët në arrest shtëpiak apo në rrethana të veçanta sigurie./KP















































