Vuçiq i befasuar nga Scholzi: Askush në Evropë më herët s’e ka përmendur njohjen reciproke

0
379

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur i befasuar me deklaratën që kancelari gjerman, Olaf Scholz dha të premten në Prishtinë. Pas takimit në Beograd, ku Scholz shkoi pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë, Vuçiq ka thënë se e ka befasuar deklarata e liderit gjerman se në Bashkimin Evropian shtetet s’mund të hyjnë pa e njohur njëri-tjetrin.

“Kemi folur për tema në të cilat s’pajtohemi, dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. I kam theksuar se jo gjithçka është përmbushur nga marrëveshja e Brukselit, por edhe mora mesazhin nga Scholzi që tha se duhet të merren hapa më të vegjël të rëndësishëm që të gjendet një zgjidhje e madhe në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Vuçiq. I pyetur për t’i komentuar deklaratat e Scholzit në Prishtinë, Vuçiq ka thënë se “asnjëherë më herët s’ka dëgjuar për termin njohje reciproke, por për marrëveshje të përgjithshme të normalizimit të raporteve”.

“Askush më herët s’ka folur për njohje reciproke përveç amerikanëve. Askush në Evropë s’e ka kërkuar këtë, pos asaj që kemi dëgjuar sot në konferencën në Prishtinë. Kjo ‘njohja reciproke’ është befasi edhe për ne. Gjermania është e fuqishme e ne jemi të vegjël”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se “gjërat po kthehen kundër Serbisë”./Koha

Leave a Reply