Një stuhi e fuqishme ka përfshirë gjatë ditës së mërkurë disa pjesë të Ballkanit, përfshirë Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Serbinë.
Si pasojë – së paku deri në publikimin e shkrimit – është raportuar për pesë të vdekur – tre në Kroaci, një në Slloveni dhe një në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Në Slloveni, stuhia i ka marrë një personi një Bled dhe siç është raportuar, personi në fjalë ka humbur jetën si pasojë e rënies së një peme, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Ndërkohë dy persona janë lënduar nga një goditje rrufeje në veri të Sllovenisë.
Veç kësaj, era e fortë dhe shiu i dendur krijuan kaos në Zagreb të Kroacisë dhe jo vetëm.
Era shkatërruese “mori gjithçka me vete” dhe shiu i madh përmbyti rrugët.
Atje ishte raportuar se dëmi i shkaktuar është i madh është thënë se janë tre të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.
Përveç Kroacisë e Serbisë, stuhia e fuqishme nuk kursen as pjesë të Bosnjës – raportohet për një të vdekur
E një grua ka ndërruar jetë mbrëmjen e së mërkurës në Bërçko gjatë motit të fortë me stuhi që ka përfshirë këtë zonë të Bosnjë-Hercegovinës.
Përveç këtij qyteti, stuhia e fuqishme thuhet se ka goditur edhe zonën e qytetit Tuzla.
Sipas mediave të Bosnjës, përcjell Telegrafi, më shumë se 20 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tha zëdhënësi i Institucionit Shëndetësor Publik, Sead Shadiq.
Atje, përveç bubullimave dhe shiut, qyteti thuhet se u errësua për një orë.