Veselaj – Gutaj: Kemi rritur numrin e përfituesve për 30% dhe vlerën e bursave për 40% për studentët e Prizrenit

0
148

Është rritur numri i përfituesve për 30% dhe vlera e bursave për 40% në Komunën e Prizrenit.

Lajmin e ka dhënë drejtoresha e arsimit, Luljeta Veselaj – Gutaj, e cila ka bërë me dije se janë duke synuar që çdo vit të ketë rritje të numrit të përfituesve.

“Mbështetja e arsimit të lartë është një nga prioritetet e qeverisjes tonë lokale.
🟢𝐑𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐧𝐮𝐦𝐫𝐢 𝐢 𝐩ë𝐫𝐟𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐩ë𝐫 𝟑𝟎% 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐚 𝐞 𝐛𝐮𝐫𝐬𝐚𝐯𝐞 𝐩ë𝐫 𝟒𝟎%👌✍️🙏
👉Kemi shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentë të Komunës së Prizrenit për vitin akademik 2022/2023 dhe ju dëshiroj suksese të gjithëve.
Këtë vit numri i studentëve përfitues është rritur nga 100 në 130 dhe vlera është rritur nga 500 euro në 700 euro”, ka thënë Veselaj – Gutaj./04 Online

Leave a Reply