Vaksina kundër herpesit ul prekjen nga Alzheimeri

0
173
Foto: Ilustrim

Vaksina kundër herpes zoster mund të parandalojë që në të ardhmen njeriu të preket nga demenca ose sëmundja e harresës.

Herpes zoster është një virus që shkaktohet nga rizgjimi i lisë së dhenve, dhe qëndron gjithnjë në organizmin e atyre që janë të prirur ta kenë, ku në periudha të ndryshme, veçanërisht stresi, shpërthen me probleme në lëkurë dhe kruajtje.

Pavarësisht se nuk është i shërueshëm, në vitin 2013 në Wells, nisi vaksninimi kundër herpesit dhe studimi në fjalë ka marrë në shqyrtim kartelat mjekësore elektronike të rreth 300 mijë pacientëve, të lindur rreth viteve 1925-1942. Vaksina kundër herpesit tek te moshuarit ka reduktuar me 20% rrezikun e prekjes nga demenca, sipas kalkulimeve të hollësishme të kryera.

Ekipi kërkimor i përbërë nga ekspertë të universiteteve të Stanford, Harvard, Massachusset dhe Manchester, shprehet se nëse këto rezultate do të rikonfirmohen, ateherë do të kishte një rëndësi shumë të madhe dhe impakt pozitiv për të frenuar sëmundjen e Alzheimer.

Leave a Reply