Ukrainasit kuptojnë se rusët i kishin shndërruar shtëpitë private në depo municioni, i godasin rëndë me artileri

0
133

Ushtria ruse kishte zgjedhur disa shtëpi private në një zonë të banuar në lindje të Ukrainës, për t’i shndërruar në depo municioni për artileri.

Me këtë veprim mendonin se do ta kamuflojnë mirë nga ukrainasi,t dhe nuk do të besojnë se brenda shtëpivee private do të mund të kishte sasi të mëdha municioni, transmeton Telegrafi.

Por pasi që operatori i dronëve i lokalizoi ushtarët rusë të cilët i ndoqi deri në pikën e strehimit, e kuptoi se brenda shtëpive mund të kishte diçka të dyshimtë.

Për t’u siguruar urdhëroi artilerinë ukrainase që të gjuaj në ato pozicione, kurse rusët duke parë se janë nën sulm të vazhdueshëm vendosën të braktisin këto pozicione.

Krejt në fund doli se operatori kishte të drejtë – brenda shtëpive kishte sasi të mëdha municioni për artilerinë e ushtrisë së Vladimir Putinit, që u hodh në erë.

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin momentin kur nga shpërthimi i fuqishëm, ngritet në qiell një top i madh i zjarrit i pasuar nga disa shpërthime tjera më të vogla. /Telegrafi/

Leave a Reply