Tudor “shigjeton” Serinë A:  Liga franceze më e fortë!

0
163

Pas shpatullave të PSG, udhëton me vela të hapura Marseja e Igor Tudor. Ish-mbrojtësi i Juventusit, ka fituar respektin e të gjithëve në Francë dhe tani fiton edhe 5 faqet e para të L’Equipe, me një intervistë të gjatë. Tekniku kroat është një ndër pesonazhet që peshojnë në Ligue 1, një kampionat që sipas Tudor, ish-trajner i Veronës nuk ka asgjë për t’i patur zili serisë A.

“Në Itali nuk ka klub të fortë si PSG, as Inter dhe Juve nuk janë në nivelin e PSG, – shpjegon Tudor duke shtuar, – Në Serinë A, ka pas vendit të parë tre apo katër skuadra që në këndvështrimin e organikës kanë më shumë kualitet në krahasim me ekuivalentet franceze, por që nga vendi i 6-të e poshtë, skuadrat franceze janë më të forta.

Nëse nesër do të luhej Empoli-Strasburg, këta ta fundit do të fitonin me diferencë dhe e njëjta gjë vlen për Reims-Spezia. Pastaj kur përballesh me Reims shikon gjithmonë 3-4 lojtarë që do të doje t’i merrje në skuadër.

Ndërkohë që nëse drejtoj Interin dhe luaj me Empolin apo Spezian, nuk do të kisha dëshirë t’u merja asnjë lojtar. Ka një skarcitet  në Serinë A që nuk egziston në Francë” .

Por për Tudor nuk mbaron këtu, pasi ka edhe më në një krahasimin mes kampionatit italian dhe atij francez.

“Diferenca tjetër thelbësore është që në Francë ka shumë më tepër ritëm, pasi tipologjia e lojtarëve është e ndryshme. Në Ligue 1 janë më të rinj dhe fizikë. Në Itali intensiteti nuk është pjesë e lojës. Nëse klubet angleze blejnë lojtarë te Lorient dhe jo në Itali, do të thotë se këtu në Francë lojtarët i kanë cilësitë e duhura për t’u integruar në futbollin më të mirë”.

Gjithsesi mbetet fakti se trajneri i Marsejës, para se të transferohej në Francë nuk e ndiqte Ligue 1 me Tudor që shpjegon.

“Në Itali ndiqet më shumë La Liga dhe Premier League. Ligue 1 konsideërohet pak dhe është gabim, pasi nëse nis ta ndjekësh me të vërtetë ndryshon opionion. Është një kampionati i apasionuar me stadiume të bukura, lojtarë me talent dhe sipas meje edhe shumë i vështirë”.

Marseja e Tudor, e dyta në klasifikim 7 pikë larg PSG kryesuese, ka vetëm 2 pikë avantazh ndaj Lens dhe 5 ndaj Monaco. Të premten skuadra e Tudor hap javën e 29-të duke u ndeshur me Montpelier, sfidë që do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 21:00 në SS4./SS

Leave a Reply