Alishani | Po pranoj shumë ankesa lidhur me dhënien e pronave komunale në shfrytëzim

0
200

Asambleistja e LVV-së në Prizren, Dafina Alishani, përmes një reagimi në profilin e saj në ‘facebook’, ka thënë se është duke pranuar shumë ankesa lidhur me dhënien e pronave komunale në shfrytëzim.

Si rrjedhojë, ka kërkuar nga komisioni që të jenë të kujdesshëm në këtë proces, pasi sipas Alishanit, komisioni paraprak ende është në proces gjyqësor për ndarjen e një lokali.

“Po ndëgjoj e po pranoj shumë ankesa lidhur me dhënien e pronave komunale në shfrytëzim.
Ka informata dhe elemente që janë tregues që avazi i keqpërdorimeve për këto lokale fatkeqsisht po vazhdon.
Paradoks tjetër është që vazhdimisht po ndëgjoj emra e detaje për fitues por çuditërisht rezultatet ende nuk po publikohen. A thua pse? Kush duhet ti thotë amin listës përfituese?
Jam kurrioze ta shoh se si do ta menaxhoj këtë proces menaxheri.
Po ju përkujtoj që për një lokal 23m2 komplet i tërë komisioni vlerësues ende sorollatet nëpër gjykata, andaj kujdes!
Po ashtu inkurajoj të gjithë atyre që kanë ankesa në proces dhe kanë informata për keqpërdorime, le ti denoncojnë rastet”, ka thënë Alishani./04 Online

Leave a Reply