Tottenham Hotspur gjatë verës pritet të transferojë të paktë një sulmues – një vit që prej largimit të Harry Kane.
Pasi realizoi 280 gola në 435 paraqitje për 14 vjet te Tottenhami, Kane u largua në drejtim të Bayern Munichut për 100 milionë euro.
Ndërkohë, Tottenhami është varur krejtësisht nga Son Heung-min dhe Richarlison, mirëpo forma e dyshes nuk ka qenë aq e mira sa kontributi i Kane.
Sipas CaughtOffside, Tottenahmi ka gjetur pasardhësin e sulmuesit anglez në ligën holandeze.
Klubi londinez ka në cak sulmuesin e Feyenoordit, Santiago Gimenez dhe tashmë ka kontaktuar me holandezët për transferimin e tij.
Tottenhami tashmë ka intensifikuar bisedimet dhe gjatë verës pritet të ketë lëvizje konkrete për sulmuesin meksikan.