Rafael Leao vazhdon të kërkojë një aventurë të re larg Milanit, por deri më tani nuk ka gjetur klubin e duhur.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, sulmuesi portugez i është ofruar Tottenham Hotspurit nga përfaqësuesit e tij, por klubi anglez nuk ka shfaqur interes konkret për të avancuar bisedimet, shkruan 04 Online.
Milani raportohet se është i gatshëm ta shesë 27-vjeçarin për rreth 60 milionë euro, ndërsa Leao ka bërë të ditur prej kohësh se dëshiron një sfidë të re, duke e konsideruar Premierligën dhe La Ligën si kampionatet më të përshtatshme për stilin e tij të lojës.
Sipas raportimeve, deri më tani interesimin më konkret për Rafael Leaon e kanë shfaqur Benfica dhe Galatasaray./04 Online/















































