Kanceri i gjirit ka padiskutim shkallën më të lartë të incidencës tek pacientet femra. Për më tepër, nga gjashtë kanceret kryesore, është i vetmi që ka shfaqur një tendencë në rritje gjatë 20 viteve të fundit.
Mundësia e mbijetesës do të ishte më e lartë nëse kanceri i gjirit zbulohet dhe trajtohet herët, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.
Megjithatë, shkalla e mbijetesës zvogëlohet në mënyrë drastike në më pak se 75% pas fazës 3, që do të thotë se zbulimi i hershëm me kontrolle të rregullta mjekësore është kritik për reduktimin e vdekshmërisë së pacientëve.
Kohët e fundit një ekip hulumtues në Pohang University of Science & Technology (POSTECH) në Korenë e Jugut, zhvilloi një sistem rrjeti me inteligjencë artificiale AI për ultrasonografinë për të zbuluar dhe diagnostikuar me saktësi kancerin e gjirit.
Ultrasonografia është një nga modalitetet kryesore të imazherisë mjekësore për vlerësimin e lezioneve të gjirit.
Për të dalluar lezionet beninje nga ato malinje, sistemet e diagnostikimit me ndihmën e kompjuterit (CAD) u kanë ofruar radiologëve një ndihmë të madhe duke segmentuar dhe identifikuar automatikisht tiparet e lezioneve.
Gjetjet nga studimi u botuan në revistën Bioengineering & Translational Medicine. /Gazeta Shneta/