Sot përfundon regjistrimi i popullsisë – Dragashi, Drenasi e Fushë Kosova me kërkesë për zgjatje të afatit

0
182

Këtë të premte pritet të përfundojë regjistrimi i popullsisë së Kosovës, banesave dhe ekonomive familjare.

Procesi i regjistrimit të popullsisë ka nisur më 5 prill të këtij viti, por që deri më tani, zyrtarisht tri komuna kanë kërkuar që data e përfundimit të mos jetë 17 maji.

Komunat që kanë kërkuar kohë shtesë për regjistrimin e popullsisë janë Dragashi, Drenasi dhe Fushë Kosova.

Nga krerët e shtetit, procesi i regjistrimit të popullsisë është cilësuar si më i rëndësishmi për bërjen e politikave për dekadën e ardhshme.

Gjatë këtij procesi të regjistrimit të popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare, Agjencia e Statistikave të Kosovës e ka pasur edhe një pyetësor për dëmet e luftës.

Para tri ditëve, kryeministri i vendit, Albin Kurti, pati lajmëruar se deri më 14 maj janë regjistruar mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë rezident./klankosova/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here