Sot dita e Akil e Nora Gjakovës dhe Donjeta Sadikut në “Paris 2024”

0
146

Xhudistja Distria Krasniqi dje na bëri krenarë duke fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Ndërsa sot është dita e Akil e Nora Gjakovës dhe Donjeta Sadikut.

Akili dhe Nora do të garojnë në xhudo në kategoritë e tyre (ndeshjet nisin nga ora 10:00 deri 14:00).

Kurse në boks garon Donjeta Sadiku (ora 20:00 – 20:30).
Më 27 korrik, ajo shënoi fitoren e parë në kategorinë -60 kilogramë, duke kaluar në rrethin e dytë të garave. Meçin e radhës ajo do ta zhvillojë ndaj kolumbianes, Angie Valdes.

Deri më tani, Kosova ka fituar tri medalje të arta dhe të gjitha në sportin e xhudos.

Majlinda Kelmendi ia siguroi Kosovës medaljen e parë të artë olimpike në Rio 2016. Në Olimpiadën e Tokios, xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i siguruan Kosovës edhe dy medalje të arta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here